Portugalia ka fituar të bronztën në Kupën e Konfederatave pasi në ndeshjen për vendin e tretë ku mposhti Meksikën, njofton Klan Kosova.
Ishte Adrien Silva që shënoi golin e fitores për Portugalinë në vazhdime, pasi ndeshja gjatë kohës së rregullt përfundoi 1:1, ku Meksika shënoi me anë të një autogoli të Neto-s, ndërsa më voni barazoi kapiteni Pepe.
Silva realizoi në minutën e 104-të golin e parë të tij në karrierë për Portugalinë nga penaltia.
Në këtë ndeshje nuk ishte i pranishëm ylli i portugezëve, Cristiano Ronaldo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.