Është mbyllur me rezultat 0-0 pjesa e parë mes Portugalisë dhe Francës në çerekfinalen e dytë në këtë Euro 2024.
Francezët ishin më kërkues në 45 minutat e para, por që nuk arritën ta rrezikojnë seriozisht portën portugeze, njofton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, Portugalia pati disa gjysmë raste, por që nuk arritën t’i konkretizojnë.
Ndeshjen mes Portugalisë dhe Francës mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.