Portugali dhe Sllovenia përballen në 1/8 e finales në Euro 2024.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Deutsche Bank Park”në Frankfurt.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dyja skuadrave.
Portugalia: Diogo Costa, Cancelo, Pepe, Rúben Dias, Nuno Mendes, Palhinha, Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Rafael Leao, Ronaldo.
Sllovenia: Oblak; Karnicnik, Drkusic, Bijol, Balkovec; Stojanovic, Elsnik, Cerin, Mlakar; Sporar, Sesko.
Mbetet të shihet se kush nga këto dy kombëtare do ta ketë përballë Francën në çerekfinale.
Në letër favorite llogaritet të jetë Portugalia, duke pasur një skuadër më cilësore.
Por, edhe sllovenët kanë një super portier si Jan Oblak dhe një sulmues, si Benjamin Sesko.
[caption id="attachment_2336710" align="alignnone" width="413"]

Portugalia dhe Sllovenia e kërkojnë një biletë për çerekfinale[/caption]
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.