Portland Trail Blazers ka fituar ndaj Denver Nuggets me reuzltat 119-108 për ta barazuar në 3-3 serinë cerekfinale të Playoff-it në NBA.
Damian Lillard me 32 pikë dhe C.J. McCollum me 30 pikë ishin më meritorët për triumnfin e vendësve mbrëmë.
Në anën tjetër, te Nuggets edhe njëherë u shqua qendra e tyre, Nikola Jokic, i cili shënoi 29 pikë e 12 kërcime
Tani nevojitet ndeshja e shtatë dhe finale e serisë e cila zhvillohet në Denver - për ta nxjerrë finalistin e Konferencës Perëndimore.
https://www.youtube.com/watch?v=Zb5bPXJi9Bg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.