Lajmet e fundit
Gardiani, Martin Hansen ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në kohën shtesë, për të barazuar rezultatin në ndeshjen ADO Den Haag vs PSV Eindhoven.

Derisa e gjithë skuadra u hodh në sulm, në aksionin e fundit të ndeshjen, Hansen la portën dhe u afrua tek zona kundërshtare. Pas një krosimi, ai kërceu në ajër dhe me thembër shënoi një nga golat më të mirë, së paku për këtë sezon.
Pamjet e këtij goli u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
https://twitter.com/Squawka/status/631174997629882368
“Nuk e di çka ndodhi, ishte diçka instiktive”, shkroi Hansen në Twitter.