Andre Onana do t’i bashkohet Trabzonsporit në formë huazimi nga Manchester United deri në fund të sezonit.
Marrëveshja përfshin një rritje page për Onanën, e cila do të mundësohet nga Trabzonspor, por nuk ka tarifë huazimi dhe as opsion blerjeje për klubin turk.
E ardhmja e tij te United ishte vënë në dyshim pas transferimit të Senne Lammens nga Antwerp javën e kaluar.
Onana, i cili ka pasur vështirësi për të treguar vazhdimësi dhe humbi gjithë fazën përgatitore për shkak dëmtimi, pritet të lëshojë vendin për Lammens që të bëhet portieri i parë i United. Altay Bayindir dhe Tom Heaton do të jenë opsionet rezervë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.