Lajmet e fundit

Alberto Brignoli, portieri që ia siguroi Beneventos pikën e parë në Serie A, në përballjen ndaj një gjiganti si Milan, ka shpjeguar momentin kur e kishte shënuar golin.
Ai realizoi në minutën e fundit të lojës shtesë në ndeshjen e vikendit mes Beneventos dhe Milanit në kuadër të Serie A.
“Kërceva dhe i mbylla sytë”, shpjegon Brignoli.
“Ishte më shumë një kërcim i një portieri se sa i një sulmuesi”.