Portia de Rossi dhe Ellen DeGeneres po flasin për dashurinë e tyre!
Aktorja 48-vjeçare dhe komedianja 63-vjeçare, treguan për revistën People se si u takuan dhe ranë në dashuri me njëra tjetrën.
“Më kujtohet kur e mendoja që ishte personi më interesant, magjepsës, i bukur, dhe më qesharak që kam takuar ndonjëherë”, deklaroi Portia për Ellen pasu u takuan në koncertin Rock the Vote në fillim të viteve 2000.
Por unë, në atë kohë, isha e mbyllur në dollap”, shtoi Portia. “Nuk isha vërtetë komode me seksualitetin tim. Thjesht e dija se të qenit me të do të ishte diçka ndryshe për mua, kështu që nuk u bëmë bashkë pas kësaj për rreth tre vjet”.
Disa vjet më vonë, të dy u takuan sërish në një ngjarje tjetër.
“E pamë njëra tjetrën dhe filluam të flasim, dhe kjo ishte gjithçka”, shpjegoi Ellen. “Ajo e hapi zemrën dhe tha se më kishte menduar, e kjo më befasoi. Ishte diçka e madhe për të që të shihej me mua. Hera e parë që u fotografuam së bashku ishte kur unë e shoqërova në ahengun e pas Golden Globe dhe atëherë të gjithë e kuptuan që ishim lidhur”.
Portia tregoi edhe se si Ellen e ndihmoi që të ndihej rehat me të qenit homoseksuale.
“Arrita në një pikë ku zgjodha dashurinë mbi gjithçka tjetër. Kjo ishte një ndjenjë një-herë-në-jetë”, tha Portia, e cila u martua me Ellen në vitin 2008, pasi në Kaliforni u legalizuan martesat e të njëjtën gjini.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.