Lajmet e fundit

Një porcion i shëndetshëm i patateve të skuqura duhet t’i përmbajë vetëm gjashtë sosh.
Kështu ka deklaruar një profesor nga Harvardi, i cili nxini një diskutim.
Për shumicën, gjashtë patate të skuqura janë vetëm fillimi.
Mirëpo, Profesori Eric Rimm nga departamenti i nutricionistëve në Universitetin Harvard, deklaroi se ky lloj ushqimi është si “bombë nishesteje” dhe se një numër i vogël duhet të jetë limiti ynë.
Pas konsumimit të tyre, sipas Rimm, duhet të shuajmë apetitin tonë me ndonjë sallate në mënyrë që të evitojmë rreziqet për sëmundje të zemrës.
Ky koment i profesorit ka nxitur debate nëpër rrjetet sociale, përderisa komuniteti mjekësor ka vlerësuar se ai ka të drejtë.