Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 62:88. Kjo fitore e barazon serinë e prizrenasve ndaj pejanëve, duke e lënë lojën e fundit tëvendoset për emrin e një nga finalistëve të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Prizreni tregoi dominim gjatë gjithë lojën, duke qenë në epërsi gjatë tërë ndeshjes, njofton Klan Kosova.
Më meritorët për fitoren e Pontes ishin, Vaughn me 22 pikë dhe Josh Martin me nëntë pikë e 12 kërcime.
Të dielën luhet edhe ndeshja në mes të Yllit dhe Rahovecit, ku seria qëndron 2-1 në favor të Yllit.
Loja në mes të Yllit dhe Rahovecit transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion me fillim nga ora 20:15.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.