Lajmet e fundit

Gjykata në Krakow, ka marrë vendim kundër një kërkese të ShBA-së për ta ekstraduar regjisorin Roman Polanski, i cili akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare në vitin 1970.
Gjykatësi Dariusz Mazur është shprehur se kjo kërkesë është e “papranueshme”, transmeton Klan Kosova.
Polanski të premtën nuk ishte i pranishëm në gjykatë.
Regjisori që është edhe fitues i çmimit më prestigjioz në kinematografi pra Oscar, kishte pranuar që ka kryer marrëdhënie me një të mitur por u largua nga ShBA-ja përpara dënimit në vitin 1978.
82 vjeçari ka dy shtetësi, franceze dhe polake.
Ai jeton në Francë – shtet i cili nuk i ekstradon shtetasit e vet, por gjithashtu ka punuar për një projekt filmik në Poloni.
Autoritetet zvicerane në vitin 2010 kanë hedhur poshtë një urdhër ekstradimi të amerikanëve, pasi që Polanski ishte në arrest shtëpiak për nëntë muaj.
Polanksi është rritur në Poloni, dhe ai njihet si një prej artistëve më të mirë të këti shteti.