Lajmet e fundit

Luis Nani mendon se përballja me Poloninë do të jetë e vështirë për Portugalinë, megjithë lojën që luzitanët treguan ndaj Kroacisë.
Portugalia prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për duelin ndaj Polonisë, një sfidë që do të përcaktojë skuadrën e parë gjysmëfinaliste të Euro 2016-të.
Polonia e Robert Leëandoëskit nuk është një skuadër e lehtë për t’u mposhtur, dicka të tillë e di shumë mirë Luis Nani që gjithsesi beson te fitorja ndaj polakëve.
“Polonia është një skuadër shumë e fortë. Të gjithë e panë ndeshjen që ata zhvilluan ndaj Gjermanisë. Ne i njohim polakët dhe e dimë që ata janë një ekip me shumë lojtarë me eskperiencë brenda. Do të jetë e vështirë ndaj tyre por jemi të përqëndruar maksimalisht. Kemi besim, jemi të ndërgjegjshëm që do të vuajmë por në fund do të fitojmë dhe do të kualifikohemi për më tej”.
Në vijim Nani vlerësoi shpirtin luftarak të Portugalisë duke shtuar se kjo kombëtare i ka të gjitha mundësitë për t’i shkuar deri në fund europianit francez.
“Shpirti i këtij ekipi është me të vërtetë fantastik. Motivimi nuk na mungon dhe kemi shumë besim në aftësitë tona. Shanset tona për të arritur gjëra të mëdha në këtë Europian u rritën ndjeshëm pas fitores ndaj Kroacisë. Ai suskes ishte shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë ëndrrën tonë”.