Lajmet e fundit

Polonia po investon pothuajse 2 miliardë funte për të rritur sigurinë në kufirin e saj lindor.
Kështu njoftoi kryeministri polak, Donald Tusk, duke thënë se kjo është një përpjekje për të mbrojtur veten kundër asaj që ajo e përshkruan si një kërcënim në rritje nga Rusia dhe Bjellorusia.
“Ne kemi vendosur të investojmë 10 miliardë zlotë në sigurinë tonë dhe mbi të gjitha në një kufi të sigurt lindor”, tha Tusk në një konferencë shtypi, transmeton KlanKosova.tv.
“Ne po fillojmë një projekt madhor për të ndërtuar një kufi të sigurt, duke përfshirë një sistem fortifikimesh, si dhe vendime të peizazhit dhe mjedisit që do ta bëjnë të pamundur kalimin e këtij kufiri për një armik të mundshëm”.