Lajmet e fundit

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, priti të enjten homologun e tij ukrainas, Denys Shmygal për bisedimet e shumëpritura, të dizajnuara për të lehtësuar mosmarrëveshjet mbi importet e fermave ukrainase dhe bllokadat kufitare nga fermerët e pakënaqur polakë, raporton AFP.
Polonia ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës ndërsa lufton kundër pushtimit rus, por lidhjet janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike, me fermerët që ankohen se importet nga Ukraina kanë ulur çmimet për prodhimet e tyre, transmeton Klankosova.tv.