15.05.2018 · përditësuar para 2979 dite1 min lexim
Në Tiranë ndodhet për vizitë sot politikani i njohur grek, Theodhoros Pangallos, i cili ka marrë pjesë në promovimin e librit të tij në gjuhën shqipe "Me Papandreun në Evropë”.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta.
“Promovim i veçantë i librit të Theodhoros Pangallos në shqip “Me Papandreun në Evropë” ngjarje historike, kujtime me peshë për Greqinë dhe Evropën e Bashkuar! Urime!”, shkruan Presidenti Meta në një postim në rrjetin sociale Twitter.
Theodhoros Pangallos është një nga politikanët grek që ka përkrahur integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe ka dhënë kontribut për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.