01.09.2019 · përditësuar para 2527 dite1 min lexim
Skuadra e Fiorentinas është duke i bërë të gjitha përpjekjet që të nënshkruajë kontratë me sulmuesin italian, Matteo Politano.
Fiorentina i ka ofruar 30 milionë euro për futbollistin 26 vjeçar; ndërsa Inter po i kërkon 35 milionë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Nëse arrihet një marrëveshje midis dy klubeve italiane, atëherë Interit i duhet një sulmues për ta zënë vendin e futbollistit të larguar dhe ka mundësi që ai të jetë Ante Rebic.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.