A dëshironi sukses në karrierën tuaj dhe në jetën dashurore, e po ashtu një tru të shëndetshëm edhe në një moshë të vjetër?
Përgjigjja në këtë pyetje mund të jetë mësimi i një tjetër gjuhe.
Sipas një studimi, 71% e amerikanëve dhe 61% e britanikëve mendojnë se të folurit e më shumë se një gjuhe, e bën një person të duket më atraktivë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në studimin e realizuar në Britani të Madhe dhe në SHBA, nëntë në 10-të persona e kanë pranuar se e mësojnë një gjuhë të re në kërkim të dashurisë.
Ndërsa më shumë se gjysma e tyre kanë thënë se e kanë ëndërr që të kenë një romancë me dikë të një vendi tjetër.
Po ashtu, respodentët në këtë studim kanë thënë se u ka penguar në profesion fakti se e flisnin vetëm një gjuhë.
Kështu që, nuk është surprizë që një në tetë presona ka rrëfyer se e ka ekzagjeruar me aftësitë e gjuhës në rezymenë e tij.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.