Lajmet e fundit

Policia në kantonin Valais të Zvicrës po vazhdon kërkimet për gjashtë persona që u zhdukën gjatë një turneu skish që nisi nga qyteti alpin i Zermattit.
Skiatorët u zhdukën rreth malit Tête Blanche të shtunën në shtegun Zermatt-Arolla, pranë malit Matterhorn që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë, tha policia, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Momentalisht kushtet atmosferike janë shumë të këqija, gjë që e vështirëson shumë reagimin e emergjencës”, tha policia, pa bërë të ditur informacione për gjashtë personat e zhdukur.