Lajmet e fundit

Skenari i ushtrimit përfshiu reagim ndaj kërcënimeve të sigurisë, identifikim dhe menaxhim të mjeteve shpërthyese, menaxhim të protestave të dhunshme, përdorim të mjeteve të specializuara, evakuim të personave dhe koordinim të plotë ndërinstitucional në terren. Në ushtrim u angazhuan njësi operative dhe mbështetëse të Policisë së Kosovës, përfshirë: DNJSO, NJRSH, NJTME, NJDA, DSHSH, si dhe njësitë e Rendit Publik. Ushtrimi u ndoq nga drejtues të lartë të institucioneve pjesëmarrëse dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët vlerësuan nivelin e lartë të profesionalizmit, disiplinës operacionale dhe koordinimit ndërinstitucional gjatë realizimit të skenarit", thekson Policia, transmeton Klankosova.tv.