Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e djeshëm të një shtetasi serb në pikën kufitare në Vërmicë për kontrabandimin e katër emigrantëve marokenë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari ishte boshnjak, por me shtetësi serbe.
Sipas emigrantëve i dyshuari ua ka kërkuar nga 500 euro që t’i dërgojë nga Shqipëria deri në Serbi, gjë të cilën e ka mohuar i dyshuari.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.