Lajmet e fundit

Gjatë ditës së enjte vendin tonë e ka përfshirë një mot me reshje të vazhdueshme të shiut.
Kjo ka bërë që të ketë vërshime në disa pjesë të vendit, shembje dheu e gurësh në rrugë dhe shtëpi të përfshira nga uji.
E për këtë shkak, policia i ka shtuar patrullimet dhe po e verifikon situatën në zonat ku ka potencial për vërshime bashkë edhe me institucionet e tjera relevante.
“Njësitet policore, pos koordinimit me institucionet relevante po angazhohen edhe në shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe riorientim të qarkullimit në ato rrugë që janë bllokuar ose kanë vështirësi në qarkullim”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv/ Klankosova.tv