Lajmet e fundit

Policia e ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për dhunim.
Bëhet fjalë për 22 vjeçarin, Florian Fila, nga Gjakova.
"Lidhur me rastin “Dhunim” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë", njofton policia përcjell Klankosova.tv