Lajmet e fundit

Forcat policore mëngjesin e së hënës kanë zbarkuar në shtëpinë e njeriut ndoshta më të kërkuar në Shqipëri, Ervis Martinaj.
Abc News ka publikuar pamje ku shihen Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s tek shtëpia e Martinajt në Fushë Kuqe, përcjell Klankosova.tv
Ai rezulton i zhdukur nga muaji gusht, teksa ende mbetet mister fati i tij.
Nuk dihet nëse policia ka rënë në ndonjë gjurmë të tij, por kontrollet po vazhdojnë në qytete të ndryshme.
"Mbreti i lotove" siç njihet Ervis Martinaj, u shpall i zhdukur nga familjarët më 11 gusht.
Në një video të publikuar më 22 shtator, në të cilën është parë për herë të fundit i shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj, “mbreti i lotove” shihet i shoqëruar nga një femër dhe ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami tashmë i arrestuar, në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit, shkruan Abc News
Që nga ajo mbrëmje askush nuk di të thotë cili është misteri i zhdukjes së tij.
Hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.
Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.
Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur.