Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi terrorist i organizuar nga grupi në krye me Millan Radoiçiq.
Aty mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
E në njëvjetorin e rënies, policia e ka përkujtuar Bunjakun - Hero i Kosovës me anë të një video që flet për jetën dhe vepren e tij.
"Në orët e hershme të së dielës, më 24 shtator 2023, përfundoi misioni profesional e patriotik i rreshterit Afrim Bunjaku. Ai u vra në detyrë duke zbatuar ligjshmërinë e shtetit të pavarur”, thuhet në videon e publikuar transmeton Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=L0-tfL90pwo&t=122s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.