Policia e Kosovës ka njoftuar se është në dijeni që rruga që çon për në Grykë të Rugovës është vështirë e kalueshme.
Ai bëri të ditur se kompania përgjegjëse është duke pastruar rrugën, dhe tashmë një shirit është i kalueshëm.
“Sa i përket rrugës Pejë Rugovë ka rrëshqitje të gurëve dhe dheut, policia është në dijeni dhe ka njoftuar kompaninë që është përgjegjëse për të. Menaxheri i kompanisë ka bërë me dije se janë rrugët duke i pastruar, një shirit është i kalueshëm. Sepse ka shumë rënie të gurëve, gjatë gjithë kohës janë duke tentuar ta pastrojnë.”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Klankosova.tv
Klankosova.tv solli edhe fotografi nga gjendja e rrugës.
Ndiqeni linkun në vijim për më shumë detaje:
https://klankosova.tv/e-mbuluar-me-uje-e-gure-rruga-qe-con-per-ne-rugove-veshtire-e-kalueshme-1/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.