Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, pasditen e së shtunës, njoftoi se në Sopijë të Suharekës një trafo u përfshi nga flakët, me ç'rast u dogjën edhe disa fusha përreth.
Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Klankosova.tv, teksa e konfirmoi rastin, u shpreh flakë kanë marrë telat e rrymës të cilët i ka kapur në kamion.
Mirëpo, ai thotë se nuk u raportua për ndonjë zjarr.
“Në fshatin Sopijë, sot me datë 13.07.2024, rreth orës 16:00 është raportuar se është rrëzuar një shtyllë, pasi që një kamion i ka kapur telat, kështu që telat kanë marrë flakë, por nuk është raportuar për ndonjë zjarr”, tha Bytyqi.
https://klankosova.tv/perfshihet-nga-zjarri-nje-trafo-elektrike-ne-sopije-te-suharekes-perhapet-edhe-ne-zonen-perreth/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.