Lajmet e fundit

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar dje ka nisur së zbatuari planin operativ "Skuteri".
Në kuadër të këtij aktiviteti sot policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak parregullsive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 16 gjoba kundërvajtëse.
Tetë gjoba janë ndarë për drejtim të motoçikletës pa regjistrim, dy gjoba janë ndarë për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer, dy gjoba janë ndarë për drejtim të motoçikletës pa helmet, si dhe janë konfiskuar katër motoçikleta./Klankosova.tv