Policia në Ferizaj ka nisur rreth një orë më parë, një aksion për respektimin e masave antiCOVID nga qytetarët dhe bizneset në këtë komunë.
Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Basri Shabani, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 98 fletëparaqitje.
“Jemi në implementim të urdhrit të pranuar nga Policia e Kosovës, dhe në zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Jemi duke vepruar në terren për të mirën e qytetarëve në respektimin e masave antiCOVID”.
“Në 24 orët e fundit në Ferizaj janë shqiptuar 98 fletëparaqitje për qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat e edhe ndaj bizneseve që nuk kanë respektuar këto vendime janë shqiptuar gjoba”, tha Shabani.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e realizuar nga gazetarja, Gresa Nitaj, teksa shihen policët që shqiptojnë gjoba.
https://www.youtube.com/watch?v=Pvgs3c2y5Sk
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.