Policia ka arritur ta gjejë dhe ta identifikojë një grua të cilën e kërkonte dje si të dyshuar për 'shpërdorim të pasurisë' dhe 'keqpërdorim të kartelave bankare'.
Në njoftimin e policisë thuhet: "Dje menjëherë pas publikimit të informatës falë bashkëpunimit me qytetar e dyshuara është identifikuar dhe më nuk është ne kërkim".
"Identifikohet dhe më nuk është në kërkim e dyshuara për "shpërdorim të pasurisë huaj".
Gruaja në fjalë dyshohet se e ka marrë një kuletë në rrugën "Sheh Emin" në Prizren pasi i kishte rënë në tokë një qytetari më 28 janar të këtij viti./Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.