Banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme të komunës së Vushtrrisë kanë protestuar gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Ata për disa minuta kanë bllokuar qarkullimin e veturave, duke kërkuar ndërtimin e një rrethrrotullimi në këtë zonë.
E lexues në redaksinë e Klankosova.tv, kanë dërguar video ku shihet një person duke u tërhequr me forcë nga policia.
Sipas këtij lexuesi, banorët e kësaj zone nuk kanë qasje në rrugën kryesore, andaj dhe kanë protestuar.
Sakaq se a është arrestuar ndonjë protestues, Klankosova.tv, është ende në pritje të një përgjigje nga organet e rendit.
https://www.youtube.com/watch?v=CPooFtelys0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.