Policia ka kontrolluar katër persona në Prishtinë, ku tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar 9 gramë substancë, ecila dyshohet të jetë kokainë, 1 gram marihuanë dhe një mulli për bluarje
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit të katër (4) të dyshuarit meshkuj kosovarë, u është gjetur dhe sekuestruar 9 gram substancë dyshohet të jetë narkotike kokainë, 1 gram marihuanë dhe një mulli për bluarje. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.