09.05.2023 · përditësuar para 1171 dite1 min lexim
Sot rreth orës 11:00, Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Kosovës.
Aksioni policor është kryer konkretisht në rrugën “Qeta e Minatorëve”, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, Veton Elshani.
“Më datën 09.05.2023, rreth orës 11:00, njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri e mbështetur nga njësitë e DRP-Veri pas një pune hetimore - operative ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Minatorëve’ ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave.”
“Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i pajisjeve në fjalë si në vijim: Antiminer T9 - 16 copë, Antiminer S9 - 13 copë, Kartela Grafike 4Gb - 32 copë, Kartela Grafike 8 GB 33 copë, Power Suplyer - 10 copë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.