Policia ka konfirmuar vrasjen në Vushtrri, duke thënë se ka ndodhur në rrugën " Galip Badivuku".
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke njoftuar se viktima është i moshës 19-vjeçare.
“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri".
"Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull kosovar rreth 19-vjeçar”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.