Lajmet e fundit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mesditën e sotme në Gjakovë.
Për rastin, Klankosova.tv raportoi pak më parë, teksa tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Gjakovës, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:25 në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren, rruga “Dah Polloshka”.
https://klankosova.tv/vdes-nje-person-nga-nje-aksident-ne-gjakove-233/
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha Krasniqi.
Zyrtarja për informim tha se njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. /Klankosova.tv