Lajmet e fundit

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Ender Cahanit, një 13-vjeçar nga Prizreni, i cili është zhdukur që nga 10 dhjetori i këtij viti.
Në njoftim thuhet se rastin në polici e ka raportuar nëna e të miturit, Jeta Cahani, më 10 dhjetor.
"Ender Cahani, nga e ëma Jeta, lindur me datë 09.08.2009 nga Prizreni, Republika e Kosovës, për herë të fundit është parë nga e ëma e tij me datë 08 Dhjetor 2022 në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të".
"Sipas ankuesit viktima është: mashkull, me peshë mesatare, flokët të shkurtra, 13-vjeçar. Ankuesja thotë se edhe tjetër here ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt", thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.