Policia e Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët lidhur me një 29 vjeçar të kërkuar.
Sipas policisë personi i kërkuar është, Avdyl (Ramiz) Muriqi i lindur me 25.05.1993, nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale, lёndim i lehtё trupor, transmeton Klankosova.tv.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e policisë.
Ata që kanë informacione për autoritetet mund të drejtohen në këto burime kontaktuese:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com
/Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.