Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi të dyshuar për zjarrvënie.
Policia ka ndarë dhe foton e të dyshuarit, për të qenë më i lhetë kapja dhe arrestimi i tij, transmeton Klankosova.tv.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. Personi i dyshuar Idriz Tashevci kërkohet për veprën zjarrvënie”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.