Në dalje të Malishevës pak më parë ndodhi një vetaksident.
Në vendin e ngjarjes ndodhjes edhe një ekip i Klan Kosova, të cilët i dolën në ndihmë çiftit të moshuar të cilët ishin aksidentuar duke u munduar të shmangnin një aksident tjetër.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 14:05 kemi pranuar informatë për një vetaksident në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për pasojë përveç dëmeve materiale, një person është lënduar”, tha Elezaj.
Sipas gazetares Vesa Hoda, lëndime ka pësuar një e moshuar, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.