Policia e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi rreth 50-vjeç si pasojë e goditjes nga rryma mbrëmë në fshatin Manastiric të Prizrenit.
Siç ka thënë zëdhënësi i Policisë së këtij rajoni Shaqir Bytyçi, për Klankosova.tv, rreth orës 22:00 ekipi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e viktimës, me inicialet R.B., mashkull rreth 50 vjeç.
Ai dyshohet se ishte ngjitur në një shtyllë elektrike për të rregulluar një problem elektrik, kur është goditur nga rryma, duke pësuar lëndime fatale.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, njësia e forenzikës dhe hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po punojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit”, tha Bytyçi./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/u-godit-nga-rryma-derisa-ishte-ne-shtylle-elektrike-vdes-nje-punetor-ne-priz11ren/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.