Pak më parë, Klankosova.tv raporti për një
përleshje në Ferizaj, të ndodhur mes disa pjesëmarrësve në trafik.
Zënkën për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se rrahja ka ndodhur në fshatin Babush, teksa personat e përfshirë janë shoqëruar për në stacionin policor.
“Sot rreth orës 16:37 kemi pranuar një informatë për një rast rrahje në fshatin Babush. Personat e përfshirë në këtë rrahje janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe njësia e hetimeve është duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.
https://www.youtube.com/watch?v=6Deg2K3sCQY
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.