Policia ka dhënë detaje lidhur me tentim vrasjen që ka ndodhur dje më 8 nëntor në Hajvali të Prishtinës, ku një person ishte plagosur me armë zjarri nga një tjetër.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ende i dyshuar nuk është arrestuar, por se i ishte kontrolluar shtëpia dhe aty ishin gjetur e konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë përkatëse policore, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/plagoset-nje-person-ne-hajvali/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.