Policia ka dhënë detaje lidhur me bastisjen dje në veri të Mitrovicës, të zyrës ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një person është shoqëruar në polici dhe se në këtë lokacion gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy shtëpiza kompjuterike, një llaptop, një vulë, dokumente të ndryshme, etj.
Pas përfundimit të kontrollit lokali është mbyllur dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.