28.09.2022 · përditësuar para 1395 dite1 min lexim
Policia e Kosovës ka ndalur sot një shtetas rus në kufi, me ç'rast i janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.
Sipas policisë, gjatë kontrollit, së bashku me doganën, në brendësinë e automjetit, në bagazh, në një çantë personale, është gjetur një sasi e mjeteve monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 10 mijë dollarësh dhe dy mijë euro, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të policisë:Me datën 27.09.2022, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka ardhur automjeti BMW, ngjyrë hiri, me targa bullgare, të cilin e drejtonte shtetasi rus me iniciale E. S., viti i lindjes 1996, i lindur në Rusi.Automjeti i lartcekur nga autoritetet kompetente kufitare të Republikës së Kosovës është selektuar në vijën e dytë të kontrollit dhe gjatë kontrollit, së bashku me doganën, në brendësinë e automjetit, në bagazhin e automjetit, në një çantë personale, janë gjetur sasi e mjeteve monetare të padeklaruara në vlere totale prej: dhjetë mijë (10000) dollarë USA (100 x 100 dollarë) dhe dy mijë (2000) euro (40 X 50 euro).Janë njoftuar hetimet rajonale kufitare policore-Perëndimi dhe prokurori i shtetit dhe iniciohet rasti për “mosdeklarim të mjeteve monetare”.Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.