Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas aksioni që u zhvillua sot në disa lokacione ku u arrestuan shtatë persona dhe u konfiskuan mbi 68 kilogramë marihuanë.
Sipas njoftimit, dy nga shtatë të arrestuarit i përkasin moshës 22 vjeçare, ku të gjithë të arrestuarve në këtë rast u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Gjatë realizimit të operacionit policor në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.