Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, dje ka zhvilluar një aksion në tri objekte, ku janë hasur dokumente të ndryshme me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale.
Njëri nga objektet që po funksiononte nga viti 1999 është në Videj të Klinës, kurse edhe tjetri që funksiononte nga e njëjta periudhë është në Gorazhdec të Pejës, ndërsa tjetri objekt në fshatin Osojan të Istogut.
Lidhur me rastin e objektit në Osojan të Istogut, një serb është intervistuar si i dyshuar, ndërsa pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt, njofton policia, raporton Klankosova.tv.
Në objektin në Klinë, në cilësinë e provave materiale janë konsfikuar dy kompjuter – llaptop, katër telefona, dy vula, një usb, dhe sasi e konsiderueshme e dokumetave dhe inventar.
Raporti 24-orësh i policisë gjithashtu bën të ditur se në objektin në Pejë janë konfiskuar pesë monitorë të kompjuterit, katër printer dhe fotokopje, një makinë shkrimi e dorës, një TV, katër telefona dhe dokumente të ndryshme.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.