Sonte në Velipojë ka pasur të shtëna armësh, si pasojë e të cilave kanë mbetur të vrarë dy persona.
Në lidhje me këtë rast ka dhënë detaje drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj i cili tha se bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur në fund të qershorit.
“Sot rreth orës 21 të mbrëmjes në plazhin e Velipojës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri e shtetasve Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra të dy këta shtetas kanë gjetur vdekjen në spitalin rajonal Shkodër”.
“Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat mes këtyre dy viktimave dhe vëllezërve Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel ‘Holiday’. Ngjarja e ka zanafillën në 28 qershor të këtij viti, ku në ambientet e hotelit ka pasur një debat mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Si rezultat, në 14. 07.2024, shërbimet e policisë së drejtorisë vendore Shkodër, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Arsid Ishmi. Vazhdon puna për arrestimin e autorëve të dyshuar”, tha Sulaj./abcnews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.