Mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të Korçës ka ndodhur një grabitje me armë zjarri, ky dy persona kanë hyrë në një market dhe kanë marrë një shumë parash si dhe paketa cigaresh.
Përmes një njoftimi, policia ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
"Korçë-Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar".
"Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.