Lajmet e fundit

15:41 - Policia jep detaje për punëtoren e KEDS-it që u gjet e vdekur në zyre
Një punëtore e KEDS-it është gjetur pa shenja jete në zyren e saj.
Rasti ka ndodhur sot në Gjilan.
Viktima është e moshës 63-vjeçare.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
Hashani tha se sipas mjekut vdekja ka qenë e natyrshme.
"Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjell një person e gjinisë femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njejta është punëtore e KEDS-it dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyre pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatua për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet në IML" - tha Hashani.
15:30 - Gjilan: Punëtorja e KEDS-it gjendet e vdekur në zyre
Një punëtore e KEDS-it është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi Viktor Buzhala.
"Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore" -tha Buzhala.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Siç u raportua viktima është e moshës 59 vjeçarja dhe është gjetur pa shenja jete në zyre nga një kolege.
Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.