Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dje në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri gjatë një kontrolli të automjeteve, kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dy drejtuesit e automjeteve ishin kosovarë që iu janë shmangur pagesave të detyrueshme doganore.
Lidhur me rastet automjetet janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme sipas kompetencës.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.