Lajmet e fundit

Më 17 prill u raportua për tentim-djegie të një objekti fetar në Prizren. Bëhet fjalë për kishën ortodokse “Shën Pantelija”.
E sot, Policia e Kosovës njoftoi se ka identifikuar tre persona të dyshuar për këtë rast, që të tre të mitur.
Sipas njoftimit, të tre ata e kanë pranuar veprën.
"Sot me datë 19 prill 2023, pas analizimit të të gjitha provave të mundshme, kanë arritur që të identifikojnë dhe sigurojnë tre të dyshuarit të mitur (dy 15 vjeçarë dhe një 13-vjeçar) të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe avokatëve mbrojtës. Të njëjtit kanë pranuar veprën", tha policia në një njoftim për media.
Prokurori kujdestar, të dyshuarit i ka liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv